You tube drejt videove 360 grade

You tube drejt videove 360 grade

39
SHPËRNDAJE
People are silhouetted as they pose with mobile devices in front of a screen projected with a Youtube logo, in this picture illustration taken in Zenica October 29, 2014. REUTERS/Dado Ruvic (BOSNIA AND HERZEGOVINA - Tags: BUSINESS SCIENCE TECHNOLOGY BUSINESS LOGO) - RTR4C1AK

Youtube bëri të ditur se ka filluar ofrimin e mbështetjes për videot 360 gradëshe dhe audion hapësinore, dy funksionalitete të cilat premtojnë një eksperiencë më të mirë gjatë vështrimit të videove. Kompania tashmë në pronësi të Alphabet njoftoi këto ndryshime gjatë një festivali muzike në Kaliforni. Realiteti virutal dhe video 360 gradëshe aktualisht janë ndër temat më të nxehta të kohët të fundit dhe jo vetëm Youtube por edhe Facebook po investon fuqishëm në këtë drejtim. Ideja është tek teleportimi i njerëzve në në vend tjetër ku mund të ndiheni më afër me realitetin aty. Youtube po punon bashkërisht me VideoStitch dhe Two Big Ears për të ndërtuar softuerin e përshtatshëm me platformën e videoeve.

Gjithashtu me audion hapësinore, Youtube thotë se do të ofrojë një eksperiencë dëgjimi reale duke ofruar thellësi, distancë dhe intensitet së bashku me atë çfarë vështroni. Aktualisht vetëm përdoruesit e telefonëve Android do të përfitojnë nga kjo teknologji por që më shumë platforma do të mbështeten në të ardhmen. Besohet se ndjekësit do të kenë mundësi të transmetojnë video 1440p me 60 frekuenca në sekond në telefonët apo shfletuesit desktop. Dhe ashtu siç bëri Facebook, edhe Youtube po hap API-në e saj për zhvilluesit. – See more at: http://www.clubfm.al/Home/index.php/hi-tech/11591-youtube-drejt-prezantimit-te-video-360-grade-dhe-audio-hapesinore#sthash.dL4a91UJ.dpuf

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.