Varka e pare ne bote qe do e prodhoje vete karburantin e...

Varka e pare ne bote qe do e prodhoje vete karburantin e saj

70
SHPËRNDAJE

Energy Observer, varka e parë ekologjike, do të fillojë në pranverë një udhëtim 6-vjeçar nëpër botë.

Ajo është e pajisur me panele diellorë, turbina ere dhe një sistem karburanti me hidrogjen. Varka do e marrë energjinë nga dielli, era dhe hidrogjeni i vetë-gjeneruar. Ndërtimi i saj ka kushtuar 5 milion euro (5.25 milion dollarë). Aktualisht barka ndodhet në një kantier detar në Saint-Malo dhe do të niset në lundrim nga porti Brittany.

“Kjo anije do të tregojë se ka shumë zgjidhje për tranzicionin energjetik:” tha ambientalisti francez, Nicolas Hulot, i cili mori pjesë në prezantimin e projektit të mërkurën në selinë e UNESCO-s. Teknologjia e vendosur në barkën 30.5 metra (100 këmbë) do të mundësojë prodhimin e hidrogjenit përmes procesit të elektrolizës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.