Ushtria amerikane krijon helmeten e re

Ushtria amerikane krijon helmeten e re

43
SHPËRNDAJE

Ushtria amerikane do të përdorë helmeta të reja që janë shumë më të lehta, por po aq të forta, si ato që mbahen aktualisht.

Dizajni i ri përbëhet nga polietileni, i cili është afërsisht 22 për qind më i lehtë. Përveç kësaj, helmeta e re mund të ndalojë fishekë nga një pistoletë 9mm si edhe copa të predhave. Sipas burimeve në 5 vitet e ardhshme do të investohen 98 milion dollarë për prodhimin e tyre.

Përkrenarja e re do të bëhet  nga një material që është më i lehtë se Kevlar (një fibër sintetike e fortë e përdorur veçanërisht si një agjent përforcues në prodhimin e gomave dhe produkteve të tjera prej gome si edhe veshje mbrojtëse të tilla si helmeta dhe jelekë) , por po aq i fortë.

Reduktimet e peshës do të bëhen bazuar në madhësinë e përkrenares. Në madhësinë më të zakonshme, një ACH Gen II do të peshojë nën 2.5 paund (1.1 kg), afërsisht  12 ounces (340 gram) më pak se dizajni aktual. N ë madhësi më të mëdha ato do të kenë reduktime më drastike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.