Transferimi i mendjes tek kompjuterat, së shpejti realitet.

Transferimi i mendjes tek kompjuterat, së shpejti realitet.

87
SHPËRNDAJE

Shkencëtarët si Stephen Hawking thonë se transferimi i vetëdijes së mendjes mund të arrihet  në vitin 2050. Njeriu mund të bëhet kështu i pavdekshëm. Fjala i pavdekshëm është përdorur që në momentin kur njeriu nisi të mendojë për vdekjen. Në vend që ta shohë pavdekësinë brenda koncepteve të fesë dhe okultizmit, a mundet që njeriu ta shohë tashmë përmes “lenteve” të teknologjisë? Mundësitë janë shumë reale dhe jo të bazuara mbi ëndrra apo legjenda dhe parashikime profetike.
Në vitin 2005, departamenti i futurologjisë i British Telecom bëri të ditur se kompjuteri dhe kibernetika po përparonin me shpejtësi dhe se mundësitë që truri i njeriut të transferohet në nëj kompjuter dhe të përftojë pavdekësinë kibernetike, janë tashmë reale. Pra, ai që sot duket produkt filmash fantastiko-shkencorë, në vitin 2050 mund të jetë realitet. 
Sipas ligjit Monroe të vitit 1965, numri i tranzistorëve që përbëjnë një qark të integruar kompleks dyfishohet për cdo dy vite që kalojnë. A është e vështirë që të parashikohet skenari që buron prej kësaj deklarate të thjeshtë? Deri në vitin 2050, një qark i integruar fare mirë mund të jetë ekuivalenti i mbajtjes së po aq shumë materiali sa edhe truri i njeriut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.