Telefonat e rinj te Samsungut

Telefonat e rinj te Samsungut

50
SHPËRNDAJE

Bazuar në blogun ‘SamMobile’, kompania e Koresë së Jugut ka në plan debutimin e pesë pajisjeve të reja vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Disa nga pajisjet e ardhshme të përfolura nuk janë shumë befasuese. Ashtu si zakonisht, Samsung do të përditësojë serinë Galaxy S me S8 dhe S8 Edge.

Po ashtu, ata do të sjellin Galaxy Note 7 dhe Note 7 Edge, megjithëse ende nuk është prezantuar Note 6. Megjithatë, gjëja më interesante që ‘SamMobile’ e quan Galaxy X, është  një telefon i mençur që mund të paloset dhe të përdoret edhe si tabletë.

Sidoqoftë, kompania Samsung nuk ka komentuar këto thashetheme dhe ende nuk ka ndonjë datë të lëshimit apo çmim rreth telefonave të ardhshëm

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.