Studimi amerikan, ja si do te jete bota ne 2036

Studimi amerikan, ja si do te jete bota ne 2036

141
SHPËRNDAJE

Së fundmi revista “Discover Magazine” ka publikuar rezultatet e një studimi të bërë nga kompania  “London & Partners.” Gjatë këtij studimi u pyetën 2,088 amerikanë, të cilët duhet të bënin parashikime për të ardhmen e botës në 2036. Shumica e pyetjeve ishin rreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë.

 

Përgjigjet janë këto:

1. Pica juaj do të mbërrijë në vendin e kërkuar nga dronët.

66% e amerikanëve të anketuar parashikojnë se dërgimi dhe marrja e picës me dron do të konsiderohet si “normale.”

2. Makinat pa shofer do të mbizotërojnë në rrugë.

60% e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që makinat autonome të jenë më shumë në numër se ato “të rregullta.”

3. “Biohacking” do të zhvillohet akoma më shumë

49% e amerikanëve të anketuar besojnë se pajisjet e komunikimit të jenë të integruara në brendësi të trupit të njeriut.

4. Paratë fizike do të “zhduken”

69% e amerikanëve të anketuar mendojnë se teknologjitë “cashless” (metodat elektronike të pagimit) do të zëvendësojnë plotësisht paratë fizike.

5. Një njeri i klonuar do të vijë në këtë botë.

52% e amerikanëve të anketuar mendojnë se ka shumë gjasa që qënia e parë njerëzore të ketë lindur.

6. Mjeku do ju shohë në një zyrë virtuale.

65% e amerikanëve të anketuar presin që takimet me mjekun të bëhen me anë të realitetit virtual.

7. Organet e njeriut do të prodhohen nga printera 3D.

54% e amerikanëve të anketuar besojnë se printerat 3D do të përdoren për të prodhuar organet njerëzore.

8. Rrobat do të jenë të lidhura me internetin.

58% e amerikanëve të anketuar mendojnë se veshjet do të jenë të  lidhura me internetin.

9. Robotët do të jenë sundimtarët e korporatave.

39% e amerikanëve të anketuar parashikojnë se makina e parë e inteligjencës artificiale do të shërbejë në bordin e korporatave të mëdha.

10. Njerëzit do të bëjnë udhëtime në hapësirë duke u nisur nga një aeroport.

45% e amerikanëve të anketuar besojnë se fluturimet komercialenë hapësirë mund të bëhen nga aeroportet kryesore.

11. E dashura dhe i dashuri virtual mund të bëhen një gjë e zakonshme.

35% e amerikanëve të anketuar mendojnë se është e mundur që të dashurat avatar do të jenë të zakonshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.