Solarin, telefoni me i sigurte ne bote

Solarin, telefoni me i sigurte ne bote

161
SHPËRNDAJE

Sot në Londër kompania izraelite “Sirin Labs” ka prezantuar telefonin Android më të sigurt në botë. 

Telefoni i quajtur Solarin ka një  teknologji të avancuar të privatësisë dhe falë bashkëpunimit me Koolspan ai ka të integruar mikroprocesorin e enkriptimit 256bit AES.

Firma tha se ka shpenzuar më shumë se dy vjet për krijimin e tij në Suedi dhe në Tel Aviv. Sipas saj ai është krijuar më shumë për ata persona, të cilët mbajnë informacione sensitive në telefonin e tyre, por që nuk duan të bëjnë kompromise për cilësinë, përdorshmërinë apo dizajnin e tij.

Solarin ka një kamër të pasme 23.8 mgapiksel dhe ekran 5.5 inç IPS me rezolucion 2K. Duhet të theksojmë se ky telefon nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë publikun dhe çmimi prej 16.000 dollarësh e vërteton më së miri këtë. Solarin del në shitje në 1 qershor në Londër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.