“Smart Cities”: Teknologjitë moderne për shndërrimin e qyteteve në sisteme ekologjike

“Smart Cities”: Teknologjitë moderne për shndërrimin e qyteteve në sisteme ekologjike

60
SHPËRNDAJE

“Smart Cities” përmes një ekspozite do të promovojë në datat 5-7 prill 2016 teknologjitë moderne për transformimin e qyteteve të Evropës Juglindore në sisteme ekologjike.

Ekspozita paraqet teknologji për efikasitetin e energjisë, burimet e rinovueshme, qytetet inteligjente dhe menaxhimin e mbetjeve.

“Smart Cities” është organizimi unik i specializuar në Bullgari për një format “ekspozitë dhe konference”. Ai ka për qëllim promovimin e teknologjive moderne dhe praktikat e mira, që mund të transformojnë qytetet tona në sisteme më shumë ekologjike.

Evenimenti është një pikë takimi mes ofruesit të zgjidhjes dhe klientëve të tyre. Pjesëmarrja në konferencë paralele është një mundësi e madhe për të marrë informacion në lidhje me tendencat, legjislacionin dhe perspektivat.

Ekspozues të drejtpërdrejtë nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika e Çekisë, Danimarka, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Portugalia, Holanda, Sllovakia, Spanja dhe Zvicra do të marrin pjesë në këtë organizim. Pjesëmarrësit janë në kërkim të partnerëve në Evropën Juglindore.

Në konferencën e planifikuar do të prezantohen nga 10 vende të zhvilluara të Evropës praktikat më të mira e të reja mbi legjislacionin dhe mundësitë në rajon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.