Si perdoren dronet per te derguar gjakun ne spitale

Si perdoren dronet per te derguar gjakun ne spitale

78
SHPËRNDAJE

Çdo vit, në Ruandë rreth  30 000 njerëz bëjnë transfuzion gjaku. Për spitalet, që kryejnë këto procedura për të shpëtuar jetën, shpesh sistemi rrugor është një makth.

Një herë në muaj ose më shumë, një punonjësi të spitalit i duhen më shumë se dy orë e gjysëm për të shkuar në bankën më të afërt të gjakut. Edhe kjo nëse rrugët janë të kalueshme dhe nësë makina punon, pasi moti i keq në zonat rurale mund ti bllokojë ato. Por kjo gjendje së shpejti mund të marrë fund!

Një kompani ndërkombëtare e robotikës e quajtur “Zipline” ka bërë të ditura planet e saj për përdorimin e dronëve në dorëzimin e furnizimeve të gjakut në të gjithë Ruandën. Kompania kaloi më shumë se katër vjet në zhvillimin e një flote të automjeteve autonome, të afta për të fluturuar më shumë se 120 kilometër duke e karikuar baterinë vetëm një herë. Dronët mund të fluturojnë me një shpejtësi nga 80-136km/h.

Zipline për herë të parë do ti nisë dërgesat e saj në muajin korrik. Ajo do të bëjë nga 50 deri në 150 dërgesa në ditë  në 21 qendrat e transfuzionit në Ruandë.zipline-kompania-qe-perdor-dronet-per-gjakun-ne-spitale-4

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.