Shkencëtarët izraelitë krijojnë karburant nga uji dhe ajri

Shkencëtarët izraelitë krijojnë karburant nga uji dhe ajri

52
SHPËRNDAJE

Izraeli së shpejti do të tregtojë karburant për avionë të përbërë nga ajri dhe uji. Nuk është film fantashkencë, por një proces kërkimor i nisur disa vite më parë nga një ekip shkencëtarësh në universitetin “Ben Gurion” të drejtuar nga profesor Moti Herskowitz, i cili ka publikuar një dokument ku paraqitet puna e tij.
Krijimi i hidrokarbureve nga uji dhe ajri është teknikisht i mundur, por shumë i kushtueshëm. Izraelitët janë përqëndruar në gjetjen e teknikave të prodhimit më të sofistikuara që ulin koston.
Me pak fjalë, procesi ka të bëjë me nxjerrjen e molekulave të dyoksidit të karbonit nga ajri dhe përzierja e tyre me molekula të hidrogjenit që ndodhen në ujë. Kjo përzierje është kryer me sukses në laborator. Tashmë shkencëtarët izraelitë por eksperimentojnë metoda që mund ta shndërojnë këtë lloj karburanti në një produkt të konsumit të gjerë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.