SHBA, studentja shqiptare do të krijojë video-lojë për Kosovën

SHBA, studentja shqiptare do të krijojë video-lojë për Kosovën

30
SHPËRNDAJE

Agnesa Belegu, kosovarja që po studion në Florida Interactive Entertainment Academy, ka vendosur të krijojë një video-lojë që ka të bëjë me Kosovën.

Belegu thotë se loja do të ndihmojë të tjerët të kuptojnë se çfarë ndodhi në Kosovë gjatë luftës.

Me video-lojën që po krijon në FIEA së bashku me studentë të Universitetit të Floridës Qendrore, ajo synon të bëhet kosovarja e parë që futet në tregun e lojërave kompjuterike.

FIEA është universitet në Florida që cilësohet si shkollë e zhvillimit të video-lojërave.

Në një intervistë për “Orlando Sentinel”, Belegu nuk ka zbuluar hollësi të projektit, pasi është në fazat e para të zhvillimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.