Se shpejti ne SHBA do te ndertohet rruga e pare solare

Se shpejti ne SHBA do te ndertohet rruga e pare solare

143
SHPËRNDAJE

“Solar Roadways” është një kompani amerikane e krijuar nga Scott dhe Julie Brusaw në vitin 2006.

Qëllimi i tyre ishte të zëvendësonin asfaltin me panele diellorë, që mund të përballojnë peshën e makinave. Tani ata janë duke realizuar qëllimin e tyre, pasi më në fund do të insatlojnë panelet në autostradën “Route 66” në Misuri.

Solar Roadways krijon panele diellorë  modularë të mbuluar me xham. Brenda tyre ndodhen  mikroprocesorët që komunikojnë me panelet e tjerë dhe qendra e kontrollit. Këta panele janë të ndërtuar me materiale të riciklueshme.

Ata janë të pajisur me drita LED  për të siguruar shenjat e rrugëve dhe kanë elementë të ngrohjes  në mënyrë që bora dhe akulli të mos shtrezëzohen mbi panele. Plus, për shkak se njësitë janë modulare, në qoftë se një prej tyre prishet, është më e lehtë për ta zëvendësuar dhe për të shmangur problemet me trafikun. “Solar Roadways” në fillim u financua nga Departamenti Amerikan i Transportit. Më pas nga një fushatë në Indiegogo mori rreth 2 milion dollarë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.