Samsung prezanton “kepucet inteligjente”

Samsung prezanton “kepucet inteligjente”

58
SHPËRNDAJE

Së fundmi kompania “Samsung” ka krijuar një palë këpucë inteligjente, të cilat do të monitorojnë aktivitetin tuaj fizik.

Ato quhen IOFIT dhe janë të pajisura me sensorë, që mund të zbulojnë ekujlibrin dhe mënyrën se si ju qëndroni. Pastaj ato këtë informacion e përdorin për tu dhënë ju këshilla për përmirësimin e regjimit tuaj në palestër ose në sportin e golfit.

Deri tani produkti është prodhuar në dy lloje: një palë që duken si këpucë vrapimi dhe janë menduar për tu përdorur më shumë në palestër; dhe një palë të tjera që janë menduar për golf. Ato do të shfaqen për herë të parë gjatë Kongresit Botëror të Telefonave, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Barcelonë.

Çmimi i tyre do të jetë: 199 dollarë për këpucët e palestrës dhe 259 dollarë për ato të golfit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.