Samsung Galaxy S8, del ne shitje ne 21 prill

Samsung Galaxy S8, del ne shitje ne 21 prill

35
SHPËRNDAJE

Samsung ka prezantuar smartfonin e tij të ri, Galaxy S8, në eventin “Unpacked 2017”,Nju Jork.

Ai është një kombinim perfekt i xhamit, metalit dhe një ekrani të madh në një trup që është shumë më i vogël se sa ju mund të presni. Ekrani i S8 dhe S8+ ka respektivisht madhësinë 14.7 cm (5,8 inç) dhe 15.7 cm (6.2 inç).

Kamera mbetet kryesisht e pandryshuar në 12MP. Megjithatë, S8 ka ardhur me një kamera të përparme 8MP dhe autofokus më të pastër. Duke folur për kamerat, telefonat vijnë me skanerin e irisit në vend të identifikimit me gjurmët e gishtave.

Skanim retinal (dhe njohja e fytyrës në përgjithësi) ka qenë një koncept i Apple, që u përfol se do të përfshihej në iPhonin e ardhshëm 8). Gjithashtu smartfonët Galaxy S8 dhe S8+ janë të pajisur me aplikacionin Bixby, një tipar që Samsung dëshiron të rritet më tej.

Bixby mund të njohë vetëm zëra në anglisht dhe në gjuhën koreane. Telefonat do të dalin në shitje në 21 Prill dhe çmimi për S8 do të jetë rreth £690 (850 dollarë) dhe për S8+ afërsisht  £780(970 dollarë).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.