Roboti polic fillon pune ne Dubai

Roboti polic fillon pune ne Dubai

66
SHPËRNDAJE

Roboti i parë polic, funksional në botë u bashkua zyrtarisht me forcat e Policisë në Dubai.

 

Robocop është 170 centimetra i gjatë, peshon 100 kilogram dhe është i pajisur me një detektor që mund të njohë gjeste dhe sinjale të dorës nga 1.5 metra larg. Ai gjithashtu mund të zbulojë edhe emocione të personit apo shprehje të fytyrës, nëse individi është i lumtur, i trishtuar apo i qeshur dhe ka aftësinë për të ndryshuar shprehjen e tij dhe të përshëndetë njerëzit në përputhje me rrethanat.

 
Kur patrullon rrugët, Robocop mund të përdorë softuerin e njohjes së fytyrës për të ndihmuar zyrtarët e policisë të identifikojnë dhe të kapin shkelësit dhe mund të transmetojnë video ‘live’. Robocop do të patrullojë sallat e Ekspozitës dhe Konferencës së Sigurisë së Informacionit të Gjirit (GISEC) deri të martën në mbrëmje përpara se të kalojë në patrullimin e komuniteteve me densitet më të lartë në të gjithë qytetin.

Përveç kësaj, ai gjithashtu mund të transmetojë dhe komunikojë në gjashtë gjuhë, duke përfshirë arabisht dhe anglisht, mund të bisedojë dhe të bashkëveprojë, t’u përgjigjet pyetjeve publike, të shtrëngojë duart dhe të ofrojë një përshëndetje ushtarake. 

Me një tablet të integruar në të, roboti do t’u lejojë banorëve të kryejnë shërbime policore ‘inteligjente’ duke përdorur për pagesa kartat e kreditit. Sistemi i robotit lejon që ai të lidhet me kanale të ndryshme të mediave sociale, të tilla si Tëitter, sistemet e inteligjencës artificiale, aplikacionet celulare dhe faqet e internetit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.