Robotët u marrin punën 60 mijë kinezëve

Robotët u marrin punën 60 mijë kinezëve

61
SHPËRNDAJE

Kompania kineze Foxonn, e cila prodhon materiale për Apple, gjigandin botëror të teknologjisë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për Samsungun koreanojugor, numrin e punëtorëve e ka reduktuar në 50 mijë nga 110 mijë që ka pasur më parë.

Zyrtari i qeverisë kineze, Xu Yulian në një intervistë për “China Morning Post” tha se kompania në fjalë do të rrisë përdorimin e robotëve në procesin e prodhimit dhe ka nxjerrë nga puna 60 mijë punëtorë.

“Shumë kompani të tjera po përgatiten të ndjekin gjurmët e Foxconn-it”, u shpreh Xu Yulian.

Ndërsa Foxconn në një deklaratë për median e ka konfirmuar lajmin që kompania është duke bërë investime në këtë fushë (zhvillimin e robotëve), por vijon komunikata, situata nuk do të rezultojë me përjashtime nga puna.

Vitet e fundit Kina bie në sy si një nga vendet që po bën investime të shumta në rritjen dhe përhapjen e përdorimit të robotëve në fuqinë punëtore.

Sipas një studimi të kryer disa muaj më parë në 15 vende, të cilat kanë edhe 65% të fuqisë punëtore totale në botë, me zhvillimin edhe më shumë të teknologjisë me inteligjencë artificiale pritet që deri në vitin 2020 ta humbasin vendin e punës 5 milionë njerëz.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.