Rindertohet kulla e famshme prej porcelani ne Kine

Rindertohet kulla e famshme prej porcelani ne Kine

84
SHPËRNDAJE

Kulla prej porcelani e Nanjing-ut është një nga ndërtesat më të famshme kineze dhe ka qënë një nga 7 mrekullitë e botës mesjetare. 

Ajo u shkatërrua dhe u rindërtua pas 150 vjetësh. Kulla u ndërtua në shekullin e 15-të nga Perandori Dinastisë Ming Yongle në nder të nënës së tij të ndjerë. Ajo ishte pjesë e një kompleksi të madh të Tempullit Bao’en, por sot as tempulli origjinal dhe as kulla nuk ekzistojnë.

Kulla ishte ndërtuar nga tulla porcelani të cilat shkëlqenin nga rrezet e diellit. Muret e saj kishin një përzierje të ngjyrave: të gjelbër, të verdhë, kafe dhe të bardhë, kurse guri ishte i punuar në formën e kafshëve, luleve, pisazheve dhe imazheve budiste. Ajo kishte lartësi 290 metra dhe diametër 90 metra dhe ekzistoi për 400 vjet, deri në shekullin e 19-të. Më pas një rrufe që e goditi e shaktërroi pjesërisht, kurse lufta civile e shkatërroi plotësisht.

Në vitin 2008 gjatë disa gërmimeve u zbuluan relike të shumta që i përkisnin kullës dhe në 2010 një biznesmen kinez dhuroi një miliard juanë (156 milionë dollarë) në përpjekje për ta rindërtuar. Ky është raportuar edhe si një donacionet personalë më të mëdhenj të bërë ndonjëherë në Kinë. Në dhjetor të vitit të kaluar, u hap zyrtarisht për publikun Parku i trashëgimisë së kullës së porcelanit ose si njihet ndryshe Parku i relikeve të kullës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.