Pushohen robotet nga puna

Pushohen robotet nga puna

37
SHPËRNDAJE

PEKIN – Praktika e punësimit të robotëve me teknologji të avancuar si kamarierë, u bë objektiv i kritikave, pasi pronarët e disa restorantëve kineze theksuan se kjo është një “marrëzi” dhe se zgjidhja e vetme është që “ti pushojnë nga puna” robotët.

Qëllimi kryesor i shkencëtarëve kinezë ishte që robotët-kamarierë të bëhen një revolucion në botën e shërbimeve

Megjithatë, robotët nuk u treguan si kamarierë të mirë pasi në disa restorante kineze kanë derdhur supat dhe pijet gjatë shërbimit të klientëve.

Nga ana tjetër, pronarët e restorantëve, thonë se bëhet fjalë për “limitin e teknologjisë”, pasi robotët-kamarierë nuk mund t’iu përgjigjen kërkesave të konsumatorëve, prandaj janë “pushuar”.

Praktika e robotëve-kamarierë aplikohet në qytetin verilindor kinez Shenyang.

Kina ka tejkaluar Japoninë si vendi me më shumë robotë industrialë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.