“Puma” ndihmon atletet

“Puma” ndihmon atletet

50
SHPËRNDAJE

Kompania “Puma” në bashkëpunim me agjensinë “J. Walter Thompson” në Nju Jork ka krijuar një robot të vogël, i cili do i ndihmojë atletët të vrapojnë më shpejt.

Roboti quhet “Beatbot” dhe ka pamjen e një kutie këpucësh. Ai arrin shpejtësinë 44 km/h duke sfiduar edhe atletët më të mirë në botë si Usain Bolt.

Roboti ka 9-të sensorë me rreze infra të kuqe, i projektuar për të ndjekur  vijat e bardha në fushën e vrapimit dhe bën më shumë se 100 manovra në sekondë për të qëndruar në vijë, për të kaluar kthesat dhe për të kaluar vijën e finishit.

“BeatBot” gjithashtu ka kamera “GoPro” nga para dhe mbrapa dhe drita LED për shikim më të lehtë nëse njerëzit vrapojnë natën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.