Prezantohet nga Boeing avioni qe mund te arrije shpejtesi 6.174km/h

Prezantohet nga Boeing avioni qe mund te arrije shpejtesi 6.174km/h

57
SHPËRNDAJE

Boeing më në fund zbuloi një koncept për pasardhësin e mundshëm të aeroplanit legjendar Blackbird SR-71, i cili do të udhëtojë 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Ai mund të bëhet një avion ybulimi me shpejtësi të lartë në luftën e së ardhmes, duke udhëtuar me shpejtësi aq të madhe sa kundërshtarët nuk do të kishin kohë për të reaguar apo fshehur.

Ai është projektuar për të kryer misionet e spiunazhit në të njëjtën mënyrë si Blackbird SR-71, i cili ishte avioni më i shpejtë në botë. Në vitin 1976 ai shënoi rekord me një shpejtësi absolute prej 2,193.2m/h (3,529km/h), një rekord që mbahet ende sot.

Koncepti u zbulua në Institutin Amerikan të Aeronautikës dhe Astronautikës dhe është konkurrenti i drejtpërdrejtë i dizajnit të Lockheed Martin, i cili mund të nisë fluturimet në fund të viteve 2020. Shpejtësia e zërit, Mach 1, është rreth 767m/h (1,235k/h).  Kjo do të thotë se avioni i ri duhet të udheëtojë me një shpejtësi rreth 3.836m/h (6.174km/h).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.