Pastruesi me i madh i ajrit ne bote, vendoset edhe ne Kine

Pastruesi me i madh i ajrit ne bote, vendoset edhe ne Kine

71
SHPËRNDAJE

Ajri që ne thithim nuk është aq i pastër si ishte dikur dhe në shumë vende ai është duke u përkeqësuar.Sipas një studimi të fundit nga hulumtuesit në Universitetin e Berkeleyt në Kaliforni smogu vret çdo ditë rreth 4,000 njerëz në Kinë dhe 4 në 10 persona në SHBA jetojnë në vende, që kanë nivele të larta të ndotjes të ajrit.

Për të ndihmuar në pastrimin e ajërit dizenjuesi hollandez  Daan Roosegaarde krijoi një pastrues ajri 7 metër të lartë, të quajtur “Smog Free Tower.” Ajo mund të pastrojë në orë më shumë se 30.000 metër kub të ajrit dhe punon me 1,400 vat të energjisë së gjelbër. Projekti, i cili u financua nga Kickstarter, mori rreth tre vjet për punën kërkimore dhe zhvillimore të tij. Në shtator Roosegaarde e nxorri paisjen e tij gjigande në Roterdam.

Tani, Roosegaarde dhe ekipi i tij janë në bashkëpunim me Ministrinë Kineze të Mbrojtjes së Mjedisit për të marrë pastruesin e ajrit. Në shtator ai do të vendoset në Pekin dhe pastaj do të zhvendoset në katër qytete të tjera.

Sipas faqes së internetit të Roosegaarde, pastruesi i ajrit është krijuar posaçërisht për t’u përdorur në parqe publike si një zgjidhje lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Grimcat e imta të karbonit që kulla mbledh mund të kondensohen për të krijuar “gurë të vegjël, të çmuar”, të cilët mund të vendosen në bizhuteri si unaza dhe mansheta. Secili prej tyre është i barabartë me 1,000 metër kub të ajrit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.