Pasqyra inteligjente

Pasqyra inteligjente

43
SHPËRNDAJE

Ne të gjithë i përdorim çdo ditë pasqyrat, sidomos për tu bërë gati në mëngjes dhe për të vazhduar më pas me aktivitetin e ditës. Por një inxhiner nga Kalifornia, i quajtur Ryan Nelwan ka krijuar së fundmi një pasqyrë inteligjente më ekran me prekje, e cila punon me programin që ai vetë ndërtoi.

Ai postoi në Youtube një video për të treguar “aftësitë” e pasqyrës, e cila me të vërtetë është e pabesueshme. Gjëja e parë që ju do të shihni është “Home Screen”,  i cili paraqet disa në cep të ekranit disa aplikacione. Ajo është gjithmonë e ndezur, por ju mund ta mbani edhe në modalitetin “pushim”, kështu pasqyra nuk do të shfaqë asnjë lloj informacioni.

Në anën e majtë të ekranit ajo tregon informacione mbi motin, sa kohë ju duhet për të shkuar në punë dhe vendndodhjen tuaj aktuale. Kurse në anën e djathtë ajo tregon datën dhe orën. Gjithashtu në cepin e majtë të saj është edhe një buton “luaj”, i cili shërben për muzikën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.