Parisi inaguron autostraden 45 km vetem per bicikleta

Parisi inaguron autostraden 45 km vetem per bicikleta

55
SHPËRNDAJE

Tani për tani, rrugëkalimi përbëhet nga një zgjatje rreth 0.8 km e trotuarit, i cili kalon përgjatë Bassin de l’Arsenal. Deri në vitin 2020 ai do të jetë vetëm një pjesë e vogël e autostradës për biçikleta, e quajtur Réseau. Ajo është 45 km dhe është planifikuar për të gjithë qytetin.

Sa më shumë njerëz të udhëtojnë çdo ditë me biçikletë, aq më e madhe është shpresa për të ulur ndotjen e ajërit të qytetit. Megjithatë një studim i vitit 2014 tregoi se biçikletat në Paris përbëjnë vetëm 5% të trafikut të përditshëm të qytetit.

Ai mund të duket si një numër i lartë, por në krahasim me qytetet e tjera europiane ai është shumë i ulët. Për shembull në Kopenhagen çiklistët përbëjnë 55% të trafikut, kurse në Amsterdam 43%.  Deri në 2020 autoritete shpresojnë që çiklistët të zënë 15% të trafikut të përditshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.