Paneli diellor i transportueshem qe prodhon 40 per qind me shume energji

Paneli diellor i transportueshem qe prodhon 40 per qind me shume energji

82
SHPËRNDAJE

Kompania austriake Smartflower ka krijuar një nga sistemet e energjisë diellore më unikë në botë.Që nga dalja e tij e parë në vitin 2010, sistemi i zgjuar i energjisë diellore është përunuar dhe perfeksionuar në bazë të kërkesave të pronarëve të shtëpive, të cilët kërkonin një burim të qëndrueshëm të energjisë.

Tashmë versioni i fundit i tij  premton 40 për qind më shumë të prodhimit të energjisë, në sajë të aftësisë së saj për të ndjekur (gjetur) diellin, si edhe për të pastruar dhe ftohur veten. Sistemi përbëhet nga panele diellorë në formën e petaleve, të cilat çdo mëngjes hapen automatikisht dhe krijojnë një rrjetë në formën e lules.

 

Për të siguruar efikasitet sa më të lartë, POP smartflower pastron 18 metrat katror të qelizave të saj diellore çdo ditë në agim dhe pastaj e pozicionon veten përballë diellit me qëllim që të fillojë menjëherë gjenerimin e energjisë. Përveç të gjitha këtyre aftësive unike Smartfloëer Pop-it, vjen gjithashtu në një larmi ngjyrash dhe është plotësisht i lëvizshëm, duke e bërë të lehtë transportimin e tij nga një vend në tjetrin, kur pronarët e saj zhvendosen.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.