“Nuk dallon kinezet nga njeri tjetri”, Apple do anulojë iPhone X

“Nuk dallon kinezet nga njeri tjetri”, Apple do anulojë iPhone X

34
SHPËRNDAJE

Sipas një raporti, të siguruar nga AppleInsider, analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo, tha se shitjet e iPhone X kanë qenë zhgënjyese dhe se prodhimi i tij do të ndërpritet në verë.

Modeli i fundit, dhe i vetëm, i Apple që u anulua ishte iPhone 5C, në vitin 2014.

Apple është kritikuar për çmimin e lartë të iPhone X, i cili fillon nga 999 dollarë për modelin më bazik.

Kuo ka zbuluar planet e Apple edhe në të kaluarën dhe ka thënë se “mosinteresimi në Kinë rreth këtij modeli” është arsyeja kryesore e anulimit të tij.

Një nga veçoritë e celularit është teknologjia për njohjen e fytyrës, e cila ia mundëson përdoruesit që ta hapë celularin vetëm duke skanuar fytyrën, në vend të shenjave të gishtit,

Kjo veçori, megjithatë, u pushtua nga kritika të shumta pas një rasti ku një baba tha se djali i tij kishte arritur ta kalojë Face ID.

I njëjti problem u raportua edhe në Kinë vetëm pas një jave.

Një grua atje kuptoi se mund ta hapte celularin X të koleges së saj duke përdorur njohjen e fytyrës. Mendohet se iPhone X nuk është në gjendje t’i dallojë kinezët nga njëri-tjetri, por kjo është mohuar nga Apple, duke thënë se teknologjia e tyre është mjaft e saktë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.