Ne te ardhmen makinat do te kene nevoje per antivirus

Ne te ardhmen makinat do te kene nevoje per antivirus

69
SHPËRNDAJE

Makinat tona po bëhen gjithnjë e më të lidhura me internetin dhe  po shkojnë drejt vetë-drejtimit. Kështu që ne do të duam t’i kemi krejtësisht të sigurta.  Prodhuesi amerikan i automobilave “Chrysler” dhe FBI kanë paralajmëruar se makinat tona mund të jenë objekte sulmi për hakerat. 

Për shume vite me rradhë është folur rreth idesë së programeve anti-virus për makina dhe këtë vit ka një koferencë në lidhje me këtë. “Karamba Security” është një kompani e re, e cila ofron këtë lloj shërbimi.

Kompania forcon Njësitë e Kontrollit Elektronik (Ecu) në automjete, të cilat janë të projektuara për të punuar me pajisje të jashtme nëpërmjet: Wi-Fi, Bluetooth dhe portave USB. Ajo bllokon kodet e  paautorizuar dhe kështu zvogëlon kërcënimin, që një haker të jetë në gjendje të marrë kontrollin e makinës tuaj.

Me një financim prej 2,5 milion dollarë, Karam,ba me bazë në Izrael dëshiron të bindë prodhuesit të instalojnë teknologjinë e saj në makina, që tashmë janë në rrugë si e dhe në ato që do të prodhohen.makinat-do-te-kene-nevoje-per-antivirus-3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.