Ndertimi i ishullit ekologjik ne Kine, 10 studio arkitekture ne konkurs

Ndertimi i ishullit ekologjik ne Kine, 10 studio arkitekture ne konkurs

77
SHPËRNDAJE

Një linjë ajrore kineze ka lançuar një konkurs për ndertimin e një ishulli artificial ekologjik, në Gjirin Haikou.

Aty marrin pjesë 10 firma arkitektonike nga vende të ndryshme të botës. Projekti i quajtur “South Sea Pearl” është parashikuar si një destinacion turistik  me hotele , rezidenca dhe atraksione. Gjithashu projekti përfshin edhe ndërtimin e dy porteve për anijet, klubin ndërkombëtar të jahteve, qëndra argëtimi dhe sporti etj. Ishulli do të ketë sipërfaqe rreth 250 hektar (2.5km²) dhe do të kushtojë 1.24 miliard dollarë (8.4 miliard RMB).

Dhjetë firmat arkitekturore do të paraqesin propozimet në konkurs janë: Foster + Partners (Angli), Morphosis Architects (SHBA), Zyra e Arkitekturës në Barcelonë Carlos Ferrater Partnership (Spanjë), Diller Scofidio + Renfro (SHBA), IROJE Architects & Planners (Koreja e Jugut), UNStudio (Hollandë), KuiperCompagnons (Hollandë),  The Jerde Partnership Inc. (SHBA), CCDI (Kinë) dhe Boston International Design Group, LLC (Kinë).Organizatorët në fund të këtij muaji do të zgjedhin fituesin. Ndërtimi i tij pritet të fillojë në vitin 2017 dhe do të përfundojë pas 10 vjetësh.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.