Ndertesa e pare ne bote, e printuar 3D hapet ne Dubai

Ndertesa e pare ne bote, e printuar 3D hapet ne Dubai

398
SHPËRNDAJE

Ndërtesa e parë në botë e printuar 3D u hap këtë javë në Dubai. Struktura është një zyrë një katëshë e ndërtuar për vetëm 17 ditë duke përdorur një printer 3D gjigand, të gjatë 6 metër dhe një përzierje të veçantë të betonit, fibrave plastike të përforcuara, qelqit dhe gipsit.

Zyra është e gjatë 36 metër dhe e gjerë 12 metër. Ndërtimi i saj së bashku me shpenzimet e punës kushtoi 140, 000 dollarë, gati sa gjysma e çmimit të një strukture të ndërtuar në mënyrë tradicionale.

Ajo nuk do të jetë vetëm një tjetër yll në njërin nga parqet ultra-modernë të Dubait, por do të shërbejë edhe si qendër kryesore e “Muzeut të së ardhmes” dhe po ashtu si zyra qëndrore e Fondacionit të së ardhmes në Dubai. Deri në vitin 2030 Dubai po planifikon të ketë 25% të ndërtesave, të ndërtuara me anë të printimit 3D.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.