Misteret e trurit ende te pazgjidhura

Misteret e trurit ende te pazgjidhura

596
SHPËRNDAJE

Truri i njeriut është objekti më kompleks në univers, nga sa ne njohim deri tani. Kështu që nuk është aspak e çuditshme, që jemi ende në “errësirë” kur bëhet fjalë për shkencën e mendjes.

Disa nga mendjet më të ndritura të neuroshkencës ende nuk arrijnë të zbulojnë saktësisht se çfarë e nxit trurin të punojë. Si funksionon ky grup qelizash që mund të krijojë kujtime, ndjenja dhe ndërgjegjie?
Më poshtë po ku trgojmë 10 mistere ende të pazgjidhura të mendjes njerëzore. Ato janë:
1. Ndërgjegjia (vetëdija)

Me gjasa ky është misteri më i madh i trurit njerëzor, si e krijon truri idenë e ndërgjegjes? Si funksionon ndërgjegjja jonë? Disa mendojnë se nënvetëdija është rezultat i ndërveprimeve të pafundme komplekse të trurit, por të tjerë mendojnë se ka disa elementë të trurit që kur bashkohen krijojnë ndërgjegjen.

2. “Cryonics” (Ngrirja e thellë)

Të jetosh përgjithmonë nuk mund të jetë një realitet. Por një fushë kërkimore e quajtur “Cryonics” mund tu japë disa njerëzve dy jetë. ‘Cryonics’ është ruajtja temperaturë shumë të ulët e njerëzve. Pas vdejkes trupi mbahet në vaska të mbushura me nitrogjen të lëngshëm në temperaturë -195 gradë Celsius. Ideja është që një person, i cili vdes nga një sëmundje aktualisht e pashërueshme do të mund të shkrihet dhe të ringjallet në të ardhmen, kur të jetë gjetur një kurë.

3. Plakja dhe Vdekshmëria

Pse njerëzit moshohen? Secili prej nesh ka lindur me një sërë mekanizmash për të luftuar sëmundjet dhe lëndimet, kështu që lind pyetja pse këta mekanizma të njëjtë nuk punojnë edhe kundër plakjes? Me rritjen e moshës elasticiteti ynë për shërimin e lëndimeve fizike zvogëlohet dhe rritet shkalla e vdekshmërisë. Sipas shkencëtarëve kjo ndodh sepse: 1) plakja është një pjesë natyrore e gjenetikës njerëzore dhe disi e dobishme për ne, ndodhta për qëllime riprodhuese. 2) Ajo është rezultat i dëmtimit qelizor që ndodh gjatë gjithë jetës së jë personi.

4. Natyra kundrejt Ushqyerjes

Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. “Natyra kundrejt Ushqyerjes” është një nga misteret më të mëdha të mendjes, që shumë ekspertë gjenetike, psikologë e filozofë duan ti japin një përgjigje. Pjesa më e madhe studimeve është përqëndruar në rolin relativ të gjeneve kundrejt mjedisit në përcaktimin e çdo gjëje nga personaliteti, predispozicioni i një personi për tu bërë obez etj.

5. E qeshura

E qeshura është pjesë e fjalorit universale të njeriut. Ne të gjithë kemi lindur me aftësinë për të qeshur. Dhe edhe pse kjo mund të jetë një dhuratë e bukur, ajo mbetet një nga sjelljet njerëzore më të pakuptueshme. Shumë pak dihet për mekanizmat specifikë të trurit që shkaktojnë të qeshurën. Shkencëtarët kanë gjetur tri përgjigje:1)një përgjigje e të menduarit (që ju ndihmon të kuptoni konceptin qesharak), 2) nje pergjigje e lëvizjes (që i tregon muskujve tuaj për të lëvizur), 3) dhe një reagim emocional (që shkakton ndjenja pothuajse të pakontrollueshme).

6. Kujtimet

Ka shumë lloje kujtimesh dhe shumë mënyra se si mund të kujtoni ngjarjet e së shkuarës. Kujtimet nuk ruhen si “bit”-et diskrete të kompjuterëve, por në fakt ka mënyra të ndryshme të kombinimit të neuroneve. Ne nuk e dimë me siguri si formohen ato, si zhduken apo çfarë e bën të mundur krijimin e kujtimeve false.

7. Ora biologjike

Ora bilogjike është një pjesë fizike e asj që ne jemi. Ajo ndodhet në hipotalamusin e trurit dhe programon trupin për të ndjekur një ritëm 24-orësh. Efekti më i dukshëm i saj është cikli gjumë-zgjim, por ajo ndikon në tretje, në temperaturën të trupit, presionin e gjakut, prodhimin e hormoneve etj.

8. Gjymtyra “hije” (Phantom Limb)

Është vlerësuar se rreth 80 për qind e të gjymtuarëve e përjetojnë ndjesi, duke përfshirë ngrohtësinë, kruajtjen, presionin dhe dhimbjen, që vjen nga një gjymtyrë e zhdukur. Njerëzit që përjetojnë këtë fenomen, i njohur si “gjymtyra fantazmë”, ndjehen ndjesi sikur gjymtyra që ju mungon është ende e lidhur me trupin e tyre.

9. Nevoja për gjumë

Një gjë e dimë të gjithë: gjumi është shumë i rëndësishëm për mbijetesë. Pagjumësia e zgjatur mund të çojë në ndryshime të humorit, halucinacione dhe në raste ekstreme, vdekjen. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh. Si fillim, nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë. Por sërish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi të freskët dhe më energjikë.

10. Pse ëndërrojmë?

Kjo është një pyetje e cila ka shtangur të gjithë ata që studiojnë sjelljen njerëzore. Cili është qëllimi i ëndrrave dhe si ndikojnë ato në aftësinë tonë për të kujtuar? Disa shkencëtarë thonë se ëndrrat forcojnë dhe riparojnë trurin duke stimuluar trafikimin e sinapseve mes qelizave të trurit. Kurse të tjerë thonë se ato shërbejnë për të haruar. Një gjë është e sigurt, që edhe pothuajse të gjithë shkencëtarët bien dakort: ëndërrimi ndodh gjatë gjumit tuaj të thellë, të quajtur “Lëvizja e shpejtë e syve” (Rapid Eye Movement.)

S'KA KOMENTE