Metrino-PRT, nje sistem i ri i transportit publik ne Indi

Metrino-PRT, nje sistem i ri i transportit publik ne Indi

51
SHPËRNDAJE

Gurgaon është një qytet indian, i cili në vitin 2001 kishte 173,000 banorë kurse sot numëron plot 1 milion të tillë. Pikërisht ky shtim i popullsisë ka vështirësuar udhëtimin nëpër rrugë, për shkak të trafikut tepër të rënduar. Por tani po vjen zgjidhja edhe për këtë!

Metrino-PRT është një sistem i ri i transportit publik për qytetet. Ai është plotësisht i automatizuar, me makina pa shofer (pods) të cilat udhëtojnë në mënyrë të pavarur 5 deri në 10 metër mbi nivelin e tokës.

Sipas “The Times of India” sistemi do të ketë 16 stacione mbi një hapësirë prej 12.8 kilometër midis Nju Delhit dhe Gurgaon-it. Në javën e ardhshme qeveria indiane do të hapë konkursin për kompanitë ndërkombëtare për ndërtimin e këtj sistemi dhe nësë çdo gjë shkon si duhet, projekti pritet të përfundojë brenda vitit. Ky sistem transporti është më i shpejtë dhe më i lirë sesa mjetet tradicionale.

Ai do të ketë 1 100 “taksi”, të cilat udhëtojnë me një shpejtësi mesatare 64km/h.  “Metrino-PRT” ka kapacitet të mbajë 6 000 pasagjerë për një linjë për një orë. I gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 136 milionë dollarë.

sistemi-i-ri-i-transportit-ne-indi-3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.