Mbrojeni shtepine tuaj me kete dron te teknologjise se fundit!

Mbrojeni shtepine tuaj me kete dron te teknologjise se fundit!

110
SHPËRNDAJE

Kur bëhet fjalë për sigurinë e shtëpisë tuaj, alternativat që ju mund të zgjidhni janë të pakta.Ju mund të përdorni kamera survejimi Hardwired, kamera survejimi Wi-Fi ose disa opsione të tjera të ngjashme. Por, së shpejti kjo do të ndryshojë!  

Kompania “Cardinal Robotics” ka krijuar dronin e parë autonom në botë për mbikqyrjen e shtëpise tuaj. I quajtur “Cardinal”, ai është i lehtë dhe i dizenjuar për përdorim në shtëpi. Droni ka një kamera 14-megapiksel dhe është i aftë të bëjë një video 1080p.Këto imazhe mbeten në memorje falë teknologjisë së tij me tre-akse stabilizimi. Për të funksionuar edhe gjatë natës ai ka një kamera, e cila  është e pajisur me drita LED infra të kuqe. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë droni ka një kohë fluturimi rreth 20 minuta, por nuk jepet asnjë informacion në lidhje me baterinë. Kur të dalë në treg ai do të ketë një çmim rreth 6,000 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.