Makina e policise qe skanon fytyrat e njerzve

Makina e policise qe skanon fytyrat e njerzve

45
SHPËRNDAJE

Një ekip inxhinierësh nga Universiteti i Shkencave Elektronike në Kinë kanë krijuar një makinë të teknologjisë së lartë për policinë.

Ajo u prezantua për herë të parë të mërkurë në qytetin jugperëndimor Chengdu. Makina është e pajisur me sistemin e njohjes së fytyrës. Në pjesën e sipërme të saj është montuar një kamera, e cila skanon automatikisht fytyrat e njerëzve brenda një rrezeje prej 60 metrash.

Sipas mediave vendase sistemi përcakton gjininë, moshën dhe racën e çdo fytyre. Më pas ai e krahason atë me të dhënat e ruajtura në bazën e policisë dhe nësë gjendet ndonjë ngjashmëri atëherë sistemi lajmëron shoferin. Të gjitha këto bëhen ndërkohë që makina udhëton me një shpejtësi deri në 120 km/h.

Automjeti është planifikuar të testohet në fund të këtij viti edhe në rrugët e qytetit bregdetar Hangzhou, ku dhe do zhvillohet Samiti i G-20. Ky sistem vjen  si rezultat i sofistikimit të teknologjisë dhe metodologjisë kineze për të avancuar në sigurinë e shoqërisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.