Lunar, ora e pare ne bote e pajisur me panel diellor transparent

Lunar, ora e pare ne bote e pajisur me panel diellor transparent

14
SHPËRNDAJE

Një kompani me bazë në San Francisko e quajtur LunaR ka arritur të krijojë një smartwatch që mund të vetë-karikohet, pasi tërheq të gjithë energjinë që i nevojitet nga dielli.

 

Në pjesën e jashtme, ajo duket si një mekanizëm sahati tradicional, me një pamje të thjeshtë. Ora vjen me një aplikacion të vetin duke bërë të mundur që të gjurmojë gjumin, aktivitetin fizik, rrjetet sociale, njoftimet e mesazheve dhe shumë më tepër.

 pari më i mahnitshëm i saj është paneli diellor transparent, i vendosur në pjesën e sipërme të orës. Pretendohet se LunaR është në gjendje të mbledhë energji nga burimet natyrore si dhe nga ato artificiale duke përdorur panelin transparent. Edhe nësë ekspozohet përditë vetëm një orë ndaj dritës, bateria me litium-polimer 110 mAh do të karikohet plotësisht.

Ora është në gjendje të përditësojë kohën në mënyrë automatike duke përdorur vendndodhjen e treguar nga GPS-ja e saj dhe është e papërshkueshëm nga uji (deri ne 50 m). Gjithashtu ajo mund të tregojë automatikisht lindjen dhe perëndimin e diellit dhe mund të integrohet në aplikacione si Apple Health, Google Health etj. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.