Londer :Droni per pasagjere do te jete gati ne muajin Mars

Londer :Droni per pasagjere do te jete gati ne muajin Mars

41
SHPËRNDAJE

Një kompani britanike po krijon një dron që mund të transportojë udhëtarët nga Londra qëndrore në aeroportin Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim që normalisht, pa trafik të ngarkuar, realizohet për 25 minuta.

I planifikuar për tu prezantuar këtë pranverë, ai do të jetë droni i parë në botë që do të mbajë pasagjerë dhe mund të revolucionarizojë mënyrën e transportit. Droni fluturon me një shpejtësi 70mph (110km/h) në një lartësi rreth 450 metër (1.500 ft) duke përshkruar distanca pa ndalesa deri në 130 km (80 milje).

Qëllimi është krijimi i dronëve në dispozicion të banorëve që jetojnë në periferi  si dhe zëvendësimi i mjetet të transportit masiv të tilla si trena dhe autobusë. Pritet të shitet për 20,000 paund (27,500 dollarë).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.