Lentet e reja te Sony- t

Lentet e reja te Sony- t

42
SHPËRNDAJE

Kompania “Sony” ka prezantuar idenë e saj për krijimin e lenteve inteligjente, të cilat janë të afta të regjistrojnë, të luajnë video, si edhe të bëjnë foto vetëm duke mbyllur qepallat.

Në fillim të këtij muaji ajo ka paraqitur një kërkesë për patentë, duke treguar edhe sesi lentet inteligjente do të përdorin lëvizjet e qepallave të syrit për të aktivizuar funksione të ndryshme.

Ato përmbajnë gjithashtu një kamera si edhe një njësi për ruajtjen e të dhënave. Gjithashtu përdorin sensorë për të kuptuar se kur përdoruesi mbyll qepallat dhe në varësi të kohës se sa ato qëndrojnë mbyllur, lentet mund të bëjnë dallimin e një lëvizje vullnetare apo aksidentale.

Lentet e Sonyt mund të regjistrojnë dhe ruajnë imazhet në një hapësirë të brendshme. Kjo do të thotë që ju do të mundeni të keni qasje në të gjitha regjistrimet shumë lehtë dhe shpejtë.lentet-e-reja-nga-sony-1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.