Ky eshte “Ferri”

Ky eshte “Ferri”

97
SHPËRNDAJE

Një “botë e huaj” me madhësi të dyfishtë të tokës, e mbuluar me lumenj llave dhe me një bërthamë diamanti thuhet se është zbuluar nga NASA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, planeti misterioz “Cancri 55 e” ka një atmosferë të hidrogjenit cianid – një armë kimike e përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore – dhe temperaturën e sipërfaqes prej 2,000 gradë celsius.

Shkencëtarët e hapësirës besojnë se ajo përbëhet prej karbonit dhe presioni i saj i brendshëm është aq i fortë saqë mendohet se bërthama e saj është një diamant i madh.

NASA ka krijuar një animacion të bazuar në vëzhgimet e fundit për të treguar se si mund të duket i ashtuquajturi “exoplanet” – një planet jashtë sistemit tonë diellor.

Planeti – i njohur gjithashtu si Janssen – orbiton një yll si Dielli 40 vjet drite larg, me emrin 55 Cancri A.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.