Kulla me e larte e bere plotesisht prej druri

Kulla me e larte e bere plotesisht prej druri

209
SHPËRNDAJE

Projektuar nga Anders Berensson, ndërtesa 40 katëshe do të bëhet tërësisht nga dru i laminuar ose CLT, një lëndë drusore e fortë e vlerësuar për qëndrueshmërinë e saj.

Është e njëjta lëndë e përdorur në ndërtimin e një pallati prej druri në Portland, Oregon. Ndërtesa e re quhet  “Trätoppen” ose “Pema e Lartë”.  Ajo do të jetë 132 metër e lartë dhe do të përfshijë apartamente, dyqane, restorante si dhe tarraca private.

Dyqanet dhe restorantet do të jenë nga katet 0-6, një tarracë publike në katin e 7-të, apartamente nga katet 8-39 dhe një tarracë në katin e 40-të. Secili apartament do të jetë rreth 78.9  m². Firma “Berenson” ende nuk ka përcaktuar një datë se kur do të fillojë ndërtimi i saj si dhe sa do të kushtojë secila njësi. Si kulla më e lartë në Stokholm, ajo do të jetë gjithashtu ekologjike. Sipas kompanisë fasada e ndërtesës do të reduktojë emetimet e gazit në qytet, për shkak të aftësisë së pyje për të ruajtur karbonin në muret e saj. Pasi të përfundojë ajo do të jetë një nga ndërtesa më mbresëlënëse në botë.stokholm,projekti-per-kullen-e-drurit-4

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.