Krijihot lekura qe u jep roboteve ndjesine e prekjes

Krijihot lekura qe u jep roboteve ndjesine e prekjes

87
SHPËRNDAJE

Takao Someya, një profesor i inxhinierisë elektronike në Universitetin e Tokios, ka krijuar lëkurën bionike që në vitin 2003.

Ajo u quajt nga “Time Magazine”, si një nga shpikjet më të mira të vitit 2005. Në atë kohë  lëkura elektronike mund të  dallonte tensionin (presionin) dhe ndryshimet e temperaturës, aftësi të cilat mund të përdoren për tu dhënë robotëve ndjenjën e prekjes.

Kjo shpikje e Someya pothuajse e një dekade është tani lëkura e parë në botë super e hollë  bionike. Ajo gjithashtu është edhe fleksibël, që do të thotë se mund ta përthyeni pa e thyer atë. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi ajo mund të mbështillet rreth një siperfaqeje si një lëkurë normale. Someya dhe ekipi i tij  kanë shtuar edhe funksionalitete të tjera si ndjeshmëria ultra-sonike, që e lejon atë të dallojë ndryshimet delikate në tension (presion). Lëkura elektronike mund të përdoret gjithashtu edhe për të bërë doreza të afta për zbulimin e tumoreve.

“Është shumë herët për të menduar për zëvendësimin e mamografisë, pasi ne duhet të grumbullojmë shumë dije mjekësore se si mund të dallohet ekzistenca e tumorit apo kancerit të gjirit,” ka thënë Someya. “Gjithsesi, sensorët e rinj mund të ofrojnë një mënyrë të lehtë dhe pa dhimbje për të monitoruar tumoret pa u ekspozuar ndaj rrezatimit.” Por lëkura elektrike ka potencial edhe në shumë fusha të tjera. Ajo mund të përdoret për të kapur sinjale nga truri dhe ti transmetojë ato në një protezë, e cila më pas lëviz. Lëkura bionike mund të monitorojë edhe nivelin e oksigjenit, e cila mund të përdoret në kirurgji.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.