Kondicioneri qe mund te kontrollohet me ane te telefonit

Kondicioneri qe mund te kontrollohet me ane te telefonit

66
SHPËRNDAJE

Kompania “Quirky Aros” në bashkëpunim me “General Electric”, kanë prodhuar  një model të ri kondicioneri, të cilin si shumë paisje të tjera inteligjente mund ta kontrollojmë më anë të aplikacioneve.

Ai quhet Noria dhe nuk është si kondicionerët tradicionalë, që zakonisht janë të shëmtuar dhe të rëndë. Noria peshon shumë herë më pak se ata dhe njëkohësisht është mjaft i lehtë për tu instaluar.

Sigurisht, që një kondicioner revolucionar ka edhe një aplikacion (për paisje iOS dhe Android) me anë të së cilit ju mund ta kontrolloni atë, të vendosni temperaturën dhe oraret. Dizajni i tij ju lejon që kur ju nuk e përdorni atë, ta ruani nën shtratin tuaj apo në hapësira të tjera të ngushta. Noria do të kushtojë 400 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.