Kompania “Microsoft” parashikon fituesin e EURO 2016-s

Kompania “Microsoft” parashikon fituesin e EURO 2016-s

135
SHPËRNDAJE

EURO 2016 do të fitohet nga Gjermania, që do të luajë finalen kundër Spanjës. Ky nuk është parashikimi i një eksperti të futbollit, por ai i të dhënave të mbledhura në internet.

EURO 2016 do të fitohet nga Gjermania, që do të luajë finalen kundër Spanjës. Ky nuk është parashikimi i një eksperti të futbollit, por ai i të dhënave të mbledhura në internet, pra një bashkësi informacionesh të mbledhura nga kërkimet në internet dhe bisedat në rrjetet sociale nëpërmjet një programi të sofistikuar.

“Bing”, motori i kërkimit të “Microsoft”, ka përllogarituar të dhënat me një metodë, që është testuar edhe në kompeticione të tjera sportive, duke treguar rezultatet e sakta të 15 nga 16 ndeshje në eleminimet direkte të Kupës së Botës, FIFA 2016, me një saktësi prej 94 për qind, apo edhe kampionët e tenisit në Wimbledon 2015, si për meshkuj dhe për femra, me një saktësi prej 71 për qind.

Sipas “Microsoft”, ndeshja hapëse e të premtes mes Francës dhe Rumanisë do të fitohej nga ekpi pritës me një gol diferencë, një rezultat që ka dalë i saktë.

Në fakt, “Bing” bazohet në një model statistikor, që merr në konsideratë forcën e skuadrës dhe faktorë të ndryshëm, që kanë ndikim, si vendi, kushtet meteorologjike dhe marzhin e fitores.

Këto të dhëna shërbejnë si bazë për një përllogaritjeje tjetër, që merr gjithashtu në konsideratë “termometrin futbollistik”, që gjendet në rrjetet sociale (deri tani vetëm në Facebook kanë folur mbi 84 milionë persona, që kanë gjeneruar 221 milionë biseda për EURO 2016), por edhe informacione në kohë reale, si dëmtimet, pezullime, debate dhe ndryshime të formacionit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.