Kompania britanike krijon kepucet qe perdorin Google Map

Kompania britanike krijon kepucet qe perdorin Google Map

65
SHPËRNDAJE

Përdorimi i aplikacioneve si “Google Map” apo “Apple Maps” e ka bërë udhëtimin në qytete të panjohura më të lehtë se kurrë.

Megjithatë kontrolli i telefonit çdo dy minuta për të parë nëse jeni ende duke shkuar në drejtimin e duhur është pak i bezdisshëm. Por tani kompania ajrore britanike EasyJet ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Në eventin “Barcelona Street Project” në Spanjë ajo prezantoi një palë  “këpucë inteligjente” të quajtura Sneakairs.

Ato janë ngjyrë portokalli dhe janë të pajisura me një çip Arduino, i cili vibron këpucën e majtë ose të djathtë, kjo në varësi të drejtimit që ju duhet të ecni. Kur të mbërrini në destinacion, të dy këpucët do të dridhen për tju njoftuar. Vibrimet mund të tregojnë edhe në cilën anë të duhet të kthehesh duke të dhënë sinjal tek këmba përkatëse. Gjithashtu do të jetë edhe opsioni “kthesë e gabuar” apo “rillogaritja e rrugës” duke i mundësuar turistëve të kthehen aty ku u nisën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.