Kjo paisje regjistron cdo gje qe ju thoni dhe e kthen ate...

 Kjo paisje regjistron cdo gje qe ju thoni dhe e kthen ate ne tekst

40
SHPËRNDAJE

Në fillim të këtij muaji në Kickstarter u prezantua Senstone, një paisje që ju lejon të mbani shënime edhe kur jeni në lëvizje. Mjafton një trokitje e lehtë dhe flisni, kudo dhe kurdo.

 


Senstone regjistron mendimet tuaja dhe i transferon ato në aplikacionin përkatës në smartfonin tuaj. Senstone ka madhësinë e një tape shishe dhe ju mund ta vendosni atë në jakën e xhaketës, kollaren e këmishës, në rripin e orës ose mund ta përdorni edhe si varëse. Për një performancë më të mirë paisja duhet të jetë larg gojës jo më shumë se 20 cm.

Prekni lehtë Senstone për të filluar regjistrimin dhe flisini. Prekeni sërish dhe ajo do të ndalet. Të gjitha shënimet audio dhe tekst sinkronizohen në në mënyrë të përsosur ‘Cloud’. Dizajni i Senstone është i pastër dhe minimalist, kështu që ajo përputhet me çdo stil.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.