Kina nderton impiantin me te madh ne bote per riciklim e mbetjeve

Kina nderton impiantin me te madh ne bote per riciklim e mbetjeve

48
SHPËRNDAJE

I vendosur brenda një strukture masive të rrethuar nga gjelbërimi dhe i pajisur me panele diellorë, pritet që ky impiant të djegë rreth 5 000 ton mbeturina në ditë, e barabartë kjo me një të tretën e mbeturinave të prodhuara nga 20 milion banorë në Shenzhen çdo vit.

Ky objekt do të ketë teknologjinë më të përparuar të botës për djegien e mbetjeve dhe do të shërbejë edhe si një qendër mësimi për vizitorët, të cilët mund të mësojnë menaxhimin e mbetjeve. Ai ndodhet në periferi të maleve të Shenzhen dhe do të vendoset brenda një strukture të vetme rrethore, e cila do të përfshijë të gjitha ndërtesat ndihmëse dhe objektet industriale.

Për të ulur ndikimin e impiantit në mjedis dy të tretat e çatisë së strukturës, rreth 66.000 metra katrorë do të mbulohen me panele diellore, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për çatinë e gjelbëruar, grumbullimin e ujit dhe sistemet e riciklimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.