Kina nderton ashensorin me te madh ne bote

Kina nderton ashensorin me te madh ne bote

126
SHPËRNDAJE

Një nga arritjet më të fundit të inxhinierisë kineze është ndërtimi i ashensorit më të madh në botë, i cili mund të mbajë ngarkesë deri në 6.7 milion paund (3,03 milion kg).

Nevoja për një ashensor u ndje kur në provincën Hubei të Kinës u ndërtua diga 182 m “Three Gorges”. Ajo e bëri të pamundur lundrimin e anijeve, pasi thellësia e ujit ndryshoi papritur në të dyja anët e digës.

Për të zgjidhur problemin, inxhinierët kinezë ndërtuan ashensorin më të madh në botë, i cili  peshon 15 500 ton dhe mund të ngrejë ngarkesa deri në lartësinë 112 metër. Ashensori mund të ngrejë një anije me peshë deri në 6.7 milion paund (3,03 milion kg) dhe do të rrisë kapacitetin e e transportit detar të digës me gjashtë milion ton në vit. Më parë, anijet kalonin 3 orë për të lundruar, por ashensori e ka reduktuar kohën e lundrimit në vetëm 40 minuta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.