Kina me sistemin e pare autonom te hekurudhave ne bote

Kina me sistemin e pare autonom te hekurudhave ne bote

51
SHPËRNDAJE

Një kompani kineze ka prezantuar sistemin e parë hekurudhor autonom (ART) në botë. Ky sistem pritet të shpejtojë transportin publik në Zhuzhou, provincën Hunan të Kinës.
Treni pa shina mund të lehtësojë trafikun dhe emetimet në qendrat urbane. Ai përdor sensorë për të ndjekur një sistem udhëzues në vend. Sensorët dërgojnë informacion në njësinë qëndrore të kontrollit të trenit për ta ndihmuar atë të udhëtojë pa probleme.

Në tren mund të hipin më shumë se 300 njerëz. Në gjendjen fillestare ai përbëhet nga 3 vagona, por mund të zgjerohet edhe deri në pesë. Ka rrota gome dhe një sistem me dy koka do të thotë se trenit nuk i duhet të bëjë asnjë kthesë në formë U-je. Treni pa shina është mbi 103 metra i gjatë.

Ai furnizohet me energji elektrike, kështu që nuk do të emetojë dioksid karboni, siç bëjnë trenat tradicionalë. Mund të udhëtojë me shpejtësi rreth 43 milje në orë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.