Kemisha me 40 ikona, qe ju lejon te komunikoni ne cdo vend...

Kemisha me 40 ikona, qe ju lejon te komunikoni ne cdo vend edhe pse ju nuk e njihni gjuhen e tij

44
SHPËRNDAJE

Imagjinoni se jeni në një vend të huaj, në një kulturë të huaj ose ndoshta duke udhëtuar nëpër botë. 

Për shkak të mos njohjes së gjuhës ju mund të gjendeni në situata të vështira, ku asnjë gjuhë tjetër apo gjest me dorë nuk është i mjaftueshëm që ju të merrni atë që dëshironi.

Pikërisht për të shmangur situata të tilla si dhe për të kapërcyer me thjeshtësi të madhe barrierat gjuhësore në nivel global, kompania e quajtur “ICONSPEAK” ka shpikur një këmishë të re udhëtimi me 40 ikona unike.

Ajo ju lejon të komunikoni në çdo vend edhe pa e ditur gjuhën e tij. Gjithçka që ju duhet të bëni është të tregoni me gisht ikonën, në bazë të asaj që doni të thoni. Kjo këmishë shitet për 33 dollarë në faqen e internetit të kompanisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.