Karikoni telefonin tuaj per vetem disa sekonda. Ky material i ri do...

Karikoni telefonin tuaj per vetem disa sekonda. Ky material i ri do e beje baterine deri ne 10 000 here me te fuqishme

80
SHPËRNDAJE

Hulumtuesit kanë zhvilluar një material të ri, i cili mund të revolucionarizojnë kapacitetin e baterive.

Zbulimi i tyre mund të çojë në super kondensatorë me densitet të lartë të energjisë, duke bërë të mundur karikimin e telefonit celular, laptopit dhe tabletit në një kohë të shkurtër.  Ata besohet të jenë 1,000-10,000 herë më të fuqishme se alternativat ekzistuese. Materiali i ri prodhon super kondensatorë  të cilët janë më të sigurt, më efikasë, karikohen më shpejt dhe janë një alternativë ekologjikë për bateritë dhe llojet e tjerë të kondesatorëve.

Materiali është përbërë nga një formë e veçantë e polimerit, zinxhirë organikë molekularë  i përbërë nga shumë nën-njësi të përsëritura. Këto nën-njësi, lidhen së bashku për të formuar një rrjet 3D. Super kondensatorët ruajnë energjinë duke përdorur elektroda dhe elektrolite.  Kjo teknologji mund të ketë ndikim në disa industri duke përfshirë transportin, industrinë e energjisë dhe atë ajrore.

Zbulimi i tyre mund të revolucionarizojë makinat elektrike, duke i lejuar ato të karikohen më shpejt në vend të 6 apo 8 orëve, që ju nevojitet aktualisht. Për shembull: aktualisht makinat elektrike janë të kufizuara në distanca rreth 54 milje (87km), para se ato të rikarikohen,  e gjithë distanca nga Londra në Brighton. Por me teknologjinë e re, kjo do të shkojë në 414 milje (666km), rreth 8 herë më shumë.

*Super kondesator- është një kondensator elektrokimik me kapacitet dhe vëllim më të lartë  se kondesatorët e tjerë, i cili ngushton hendekun mes kondensatorëve elektrolitike dhe baterive të rikarikueshme.*

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.