Karikimi i paisjeve elektronike me ane te bimeve

Karikimi i paisjeve elektronike me ane te bimeve

48
SHPËRNDAJE

Një kompani në Barcelonë ka krijuar një sistem, i cili përdor fotosintezën e bimëve për të karikuar paisjet tona elektronike.

Sistemi, i quajtur “Bioo Lite”, prodhon energji elektrike duke përdorur vetëm këta elementë: ujin, dheun (tokën) dhe çdo lloj bime që mund të gjendet në shtëpi.

Sipas dizenjuesve prodhimi i energjisë nga ky sistem mund të bëjë deri në 3 rimbushje të plota gjatë 24 orëve për shumicën e smartphon-ave dhe tabletëve.

Ekipi garanton se sistemi “Bioo Lite” do të jetë në gjendje të karikojë një smartphone dy apo tre herë në ditë për të paktën 5 vjet. Kompania synon që të fillojë dërgesat e para në muajin dhjetor, bimët nuk janë të përfshira. Kjo vazo do të kushtojë rreth 135 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.