Kamera fluturuese

Kamera fluturuese

44
SHPËRNDAJE

“Hover Camera” ka katër helika, qëndron në ajër dhe ka një kamera në pjesën e përparme, krijuesi i saj preferon ta quajë “kamer fluturuese” dhe jo dron.

Ajo do të jetë me ju kur ecni, kur të jeni duke ngrënë një akullore, kur të ngisni biçikletën, ajo do të jetë pas jush pa qenë nevoja për kontrollues të komplikuar që ta drejtojnë atë. Ajo është e bërë nga fibra karboni, është e lehtë, e vogël dhe nuk kërkon një regjistrim FAA për të fluturuar.

Hover Camera ka një bateri, lehtësisht të ndërrueshme, e cila është e mjaftueshme për deri në 8 minuta fluturim. Kjo është vërtet kohë e shkurtër, por ajo dot vijë me 4 bateri për deri në 30 minuta fluturim. Hover Camera do të dalë në treg këtë verë dhe do të shitet për më pak se 600 dollarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.