Japonia shenon revolucion teknologjik ne industrine e sherbimit

Japonia shenon revolucion teknologjik ne industrine e sherbimit

53
SHPËRNDAJE

Një vend, i cili sjell gjithmonë modele të reja robotësh në treg është Japonia. E ardhmja e shërbimit ndaj klientit në këtu po bëhet gjithnjë e më robotike.  Me një popullsi në plakje dhe me rezistencë të madhe ndaj imigrimit të të huajve, shumë biznese po “punësojnë” robotë.

Së fundmi në parkun “Huis Ten Bosch” është vendosur të futen 200 robotë si pjesë e stafit. Sipas pronarëve ky është vetëm fillimi i një revolucioni teknologjik në industrinë e shërbimit në vend.

Ky park do të hapë zonën e ashtuquajtur “mbretëria e robotëve” në muajin korrik. Vizitorët aty do të mund të provojnë ushqim tradicional japonez të gatuar nga një kuzhinier robotik, 10 lloje të ndryshme koktejesh të përgatitura nga një barist autonom dhe pjesa tjetër robotike e stafit e cila do ju shërbejë klientëve dhe do të pastrojë tavolinat. Një biletë për të vizituar parkun “Huis Ten Bosch” për ditën kushton 6.500 jen ose 58 dollarë (40 paund).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.